Ja si do të ndryshojë statuti i PD

sTashmë ka një datë zyrtare, ku Partia Demokratike, do të mbledh Kuvendin Kombëtarë. Kjo do të thotë se 27 dhe 28 shtatori, do të jenë dy ditë vendimtare ku do të marrë formë jo vetëm formacioni më i madh politik opozitarë por dhe kushtetuta e kësaj partie, statuti.

I pyetur nëse duhet të saksionohet se në rast humbje të zgjedhjeve lideri duhet të jap dorëheqje, kryetari në detyrë i degës së Tiranës Aldo Bumçi, ka këtë ide.

“Ne kemi një traditë, zoti Berisha vendosi, mendoj se ka një histori kjo parti, nuk fillon sot dhe kjo trashëgimi është ajo që do informojë, statutin dhe jetën e PD”, tha Bumçi në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj.

Por qarkullon dhe një ide tjetër që e zbut rrezikun për kryetarin pas zgjedhjeve, në rast të një humbje. Pritet që në statut, referuar dhe udhëzimit për zgjedhjet në parti, te institucionalizohet kërkesa që kryetari duhet të dorëhiqet në rast se rezultati i zgjedhjeve është më i dobët se ato paraardhëset.

Ndryshimet në statut po përgatiten me shpejtësi, ku lideri i demokratëve është në krye të grupit të punës. Në statut do të parashikohet që drejtutesit e degëve të mos kenë mundësi të garojnë në procese elektoral për deputetë apo dhe kryetar bashkie, dhe në rast se do të propozohen për këto proçese ata automatikisht duhet të dorëzojnë mandatin e kryetarit të degës.

Një tjetër, pikë ku parashikohen ndryshime në statusin e PD, ka të bëjë me funksionimin dhe shtimin e sekretariateve, të cilat parashikohet të futen në strukturat e partisë duke u bërë pjesë e propozimeve për funksionin dhe organizimin e selisë blu.

Satutiti i ri, pritet të reflektoi dhe të gjitha shklejet që i janë bërë kohet e fundit, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit nëpërmjet parimit “një anëtarë një votë”.

Por ajo që akoma mbetet e paqartë është, se çfarë do të ndodh me kryesinë. Aldo Bumci, komentoi idenë publike të ish-kryetarit të partisë demokratike, Tritan Shehu, për ta shkrirë kryesinë.

“Unë si natyrë më pëlqejnë vendimet kolegjiale, pra më pëlqejnë që të ketë një forum ku vendimet diskutohen dhe në fund merret një vendim. Por jam i vetëdijshëm, se përderisa një kryetar përsa kohë merr përgjegjësinë të jesh kryetari i një partie të madhe, duhet të ketë një peshë të madhe në vendimmarrjen për aksionin politik. Nëse gjithçka është kolegjiale, aksioni mund të humbi ritmin e duhur. Mendoj se një debat është i nevojshëm nëse do të shkohet në këtë drejtim”, u shpreh Bumçi për.

Ndryshimet pritet ti kalohen kuvendit kombëtar, në të cilin priten që të miratohen. Ndërkohë lideri i demokratëve Lulzim Basha pritet të shpërndajë një tjetër udhëzim në bazë, për mënyrën si do të mbahet kuvendi kombëtar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment