Ja çfarë thotë ligji në rast se Kuvendi s’e shkarkon Guvernatorin për 1 muaj

fu

Pas shkarkimit të Guvernatorit Ardian Fullani, nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipëreisë Parlamentit, i duhet të vendosë brenda një muaj për shkarkimin nga detyra, në rast se kjo nuk ndodh vendimi cilësohet i pavlefshëm dhe titullari rikthehet në detyrë. Neni 47 pika 3 e “ligjit për bankën e shqipërisë” e thotë qartë.

“Në rast se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, është pezulluar prej detyrës nga Kë shilli i Ministrave dhe Kuvendi Popullor nuk e ka shkarkuar brenda 30 ditëve nga pezullimi, atëherë ky pezullim shfuqizohet dhe anëtari i pezulluar rifiton të drejtat dhe detyrimet menjëherë”

Por përpara kësaj kërkese ligjore, parlamenti nuk gjendet në vështirësi numrash, pasi   kushtetuta, në nenin 78 pika 2 sanksionon se   shkarkimi i i Guvernatorit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë të deputeteve.

“Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”

Pasi Parlamenti merr vendim, kushtetuta mandaton kryeministrin,   për t’i propozuar Presidentit të Republikës,   një emër të ri për drejtimin e Baknkës së Shqipërisë, i cili sërish duhet të kalojë në Parlament për të marrë mbështetjen po me shumicë të thjeshtë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment