IZRAEL – PALESTINË. Dy shtete ose luftë

  PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT-GAZA-TRUCEJean Daniel

Nëse nuk do të kemi dy shtete të pavarura, e ardhmja do të përbëhet nga alternimi i Intifadës (njerëzit që nxisin luftën)  dhe i armëpushimit, ku populli i Izraelit do të vazhdojë të mbizotërojë.

Debatet për njohjen e shtetit Palestinez nga Parlamenti Francez, deri tani ka qenë një vendim pak i habitshëm, sepse nuk është dhënë akoma një sqarim për vendimet në të cilat u bazuan. Nuk është se do të bëjmë gabim të pohojmë që na vjen zor nga gazetarët tanë. Na vjen turp sepse çdo mbrëmje dëgjojmë në televizor bilancin e  bombardimeve të Izraelit mbi objekte dhe mbi civilë.

Padyshim që kjo njohje vjen si përgjigje për atentatet ku më mijëra persona kanë humbur jetën, dhe tashmë u bënë dhjetë muaj që vazhdojnë përleshjet dhe numri i viktimave çdo ditë është në rritje. Në këtë rast, ky votim aktual  pro njohjes  së shtetit është një dëshirë për riparim dhe ndreqje të situatës. Faktikisht, kjo dëshirë ekziston vetëm tek ata që dëshirojnë dy shtete të pavaruara. Por unë mendoj, që si pala Palestineze ashtu edhe ajo Izraelite, nuk kanë formuluar asnjëherë projekte konkrete për paqe, përveç disa projekteve që eksiztojnë thellë në shpirtin e tyre, -shprehet Jean Daniel, gazetar i së përditshmes “Le Temps”.

Duhet të kthejmë në vëmendje shembullin e Itzhak Rabin. Ai ishte thjesht një njeri paqësor dhe ishte bërë i tillë jo nga feja, por nga vullneti kur dha dorëheqjen. Ja dhe konkluzioni i fjalimit të tij të fundit, para se të vritej nga një hebre. “Unë nuk jam një njeri që merret me politikë.  Jam thjesht një ushtar dhe i tillë kam qenë për 27 vite.  Kam luftuar për një kohë të gjatë, aq sa mund të them që nuk besoj  tek  paqja. Por sot unë besoj që ka një shans, dhe për këtë arsye duhet absolutisht të negociojmë”.

Nëse nuk do të kemi dy shtete, asgjë nuk do të ndryshojë.

E ardhmja do të ndërtohet mbi rotacionin e alternueshëm të  Intifadës  (ato që nxisin luftën) dhe të armëpushuesve. Përgjatë gjithë kohës, populli i Izraelit, nuk do të heqë dorë nga dominimi, e kundërta mund të ndodhë vetëm nëse shteti i Hebrenjve do të vetëbindet, që tani e tutje ai është  më shumë se kurrë në rrezik të madh. Gjatë kësaj kohe, të gjitha shtetet po e shikojnë Izraelin me një sy tjetër, duke vërejtur shtimin e tij territorial. Nga ana tjetër protestat pranë ONU-së, deri tani nuk kanë patur efektin e dëshiruar. Në këtë kohë Gaza, Hamasi po riforcojnë në mënyrë të konsiderueshme paisjet e tyre dhe Autoriteti palestinez po e shikon qeverisjen e tij në hije.

E vërteta është se kemi arritur në një situatë, ku pavarësisht paraqitjes së jashtme, negocatat të tilla si ato të Bill Klintonit dhe  ministres së tij për çështjet e jashtme, Madeleine Albright, nuk kanë dhënë asnjë rrezultat konkret. Thjesht, sepse në çdo anë kemi militantë ushtarakë dhe njerëz të politikës si Benyamin Netanyahou. Ka pasur sanksione të pafundme përgjatë gjithë kohës, nga të cilat Izraeli ka përfituar edhe falë aleancave të tij me Francën. Ky polinici i cila ka mbizotëruar deri më sot, është tashmë i lëkundur. Propozimet e fundit të Laurent Fabius, i cili shprehet që do të duhen dy vjet për armëpushim edhe pse Franca tashmë është e angazhuar për njohjen e Shtetit Palestinez, nuk janë të pa arsyeshme.

Ekziston mirë dhe bukur ky shteti Palestinez

Por çfarë është kjo? Ekziston mirë dhe bukur ky shteti Palestinez. Ai është i njohur nga një mazhorancë shtetesh, janë saktësisht 193 shtete pjesëtare të ONU-së të cilat e kanë njohur. Më 29 nëntor 2012, Palestina u pranua si “Shtet në mbikëqyrje, jo pjesëtar i ONU-së”: 138 shtete e votuan në këtë rast. Ky status i jep të drejtën të marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve, por jo me të drejtë vote, të propozojë rezoluta dhe të aplikojë detyrat e dhëna nga OKB-ja. Tashmë po diskutohet që të caktohet një anëtarsim i plotë me të drejta në ONU. A do të veprojë Franca si Suedia për kërkesën që shteti i Palestinës të ruajë statusin e tij nën vëzhgim, por me privilegje të palimituara: apo do të gëzojë statusin që Izralelitët e konsiderojnë si “një promovim” i papërshtashëm, i vështirë  dhe i rrezikshëm?

 Së fundmi, për sa më përket mua, nëse propozimi i Fabius do të kishte shanse të vërteta unë do të isha tërhequr. Por friksohem se nuk ka asnjë mundësi, prandaj shpresoj shumë, që në mënyrë përfundimtare presidenti dhe qeveria Franceze të mbështesin krijimin e dy shteteve të pavarura, izraelite dhe palestineze,- e përmbyll në këtë mënyrë gazetari Jean Daniel artikullin e tij.

Përktheu: Jona Koprenca

Submit a comment