Italia fitoi në Norvegji

i

Suksesi në miqësore u pasua nga ai zyrtar. Italia i dha start me fitore karrierës së trajnerit Antonio Konte në eleminatoret e kampionatit europian. Të kaltrit triumfuan 2-0 në fushën e Norvegjisë.


Kjo ishte fitorja e parë e Italisë në Oslo në 77 vitet e fundit. Sërish pa Pirlon e Balotelin, por me lojtarë të rinj. Simone Zaza, sulmuesi i Sasuolos, është njeriu i momentit. Pas penalltisë së fituar ndaj Holandës, erdhi goli i parë për ekipin kombëtar. Falë edhe një loje mbrojtëse shumë të mirë, italianët nuk rrezikojnë thuajse asnjëherë dhe sërish nuk pësojnë gol, ashtu si me holandezët. Një tjetër i besuar i Kontes, juventini Bonuçi shënoi golin e dytë, që ishte thjesht konfirmim i epërsisë së miqve. Italia mund të kishte shënuar më shumë, por edhe kaq mjaftoi. E vetmja gjë e keqe ishte dëmtimi i Imobiles, një tjetër lojtar i Dortmundit që e pëson, pas Rojsit. Është vetëm fillimi për Italinë e Kontes, por ky start në grupin H duket tepër premtues.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment