Itali-Gjermani, Napolitano: “Kundërshtitë nuk janë meskinitet”

ITALI GJERMANIPresidenti i Republikës, Giorgio Napolitano, foli në hapjen e bisedimeve Italo-Gjermane të “High Level Dialogue”, në Torino.

Italianët dhe Gjermanët duhet “të reagojnë pa zvarritje të mëtejshme për një rrezik që do ta quaja ftohës të klimësnë marrëdhëniet e vendeve tona”. Kështu tha Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, duke folur në inaugurimin e bisedimeve Italo-Gjermane të “High Level Dialogue”, në Torino. “Vështirësitë janë – pranoi Napolitano – mosmarrëveshjet po ashtu, por duhet t’i kapërcejmë ato përmes një diskutimi publik, që nuk do të humbasë kurrë sensin e limitit dhe sidomos vlerën e shumë momenteve të arta të bashkëpunimeve tona,” shtoi ai. Sipas kreut të shtetit, marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Gjermanisë janë vendimtare për mbajtjen e një Europe të bashkuar: “Nuk mund të ketë Europë pa miqësinë dhe respektin e plotë të një dialogu të vazhdueshëm mes dy vendeve tona. Nuk mund të ketë të ardhme për një Europë të bashkuar në botën e të sotmes dhe të nesërmes “. Koncept ky që mallëngjeu Napolitanon dhe për të cilën audienca në sallë i rezervoi një duartrokitje të gjatë.

“Rehabilitimi nuk konsiderohet pa opozitën»

Edhe “tensionet në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta” nuk duhen të rrëshkasin “në përkufizime përmbledhëse, nëse jo përçmuese”. “Le të shpëtojmë prej këtyre tendencave mashtruese” dhe të braktisim “mosbesimin e ndërsjelltë.” Ky është mesazhi që Presidenti Napolitano ka dashur t’i përcjellë Gjermanisë, në Torino, e cila ishte e përfaqësuar nga Presidenti Federal Joachim Gauck. Debatet komplekse midis rritjes dhe konsolidimit fiskal “nuk duhet të njohin polemika të njëanshme dhe të prodhojnë konflikte të dëmshme”. Objektivat janë të përbashkëta, -kujton e Presidentiti i Republikës, sepse është një angazhim i përbashkët në Europë” për të mposhtur recesionin, për të shmangur deflacionin dhe për të marrë masa për nxitjen e zhvillimit”, por kjo “pa neglizhuar mundësinë e ribalancimit dhe konsolidimit të financave tona publike dhe buxheteve tona”.

Shkaqet dhe zgjidhjet

 Por çfarë i përkeqësoi marrëdhëniet dhe kush i ngurtësoi pozicionet tona, duke shtrembëruar në kohë kuptimin e bashkimit? Sipas Napolitanos, “humbja e kontaktit me të kaluarën tonë që ka ardhur me vitet gradualisht, nëpërmjet shoqërive tona, konsiderohet si një prej sëmundjeve më të rënda të kohës sonë. Një sëmundje ngjitëse për klasat sunduese, siç kanë treguar këto vite të vështira të krizës së thellë ekonomike”. Përveç kësaj ka pasur “një paaftësi totale për të zotëruar implikimet e krijimit të një politike monetare ndërkombëtare, që t’i japë të gjitha parashikimet dhe zhvillimet e nevojshme në aspektin e politikave fiskale dhe ekonomike dhe për të përparuar në bazë të një Bashkimi politik”. Zgjidhja? “të dalësh nga ato kufizime fatale – thotë Napolitano – dhe të zgjidhësh në këtë optikë, nyjet e një krize të lindur jashtë Europës, por e degjeneruar në Europë në një recesion të thellë dhe kokëfortë, kjo është përgjegjësia jonë. E Italisë dhe Gjermanisë në veçanti, për peshën që kemi pasur në dekadat më të frytshme të ndërtimit europian.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment