Itali-Gjermani kaos me fluturimet

it

Qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportet italiane sot, pasi kontrollorët e trafikut ajror kishin organizuar një grevë katër orëshe, duke shkaktuar një kaos të madh. Në aeroportin Fiumicino të Romës, shumica e udhëtarëve kishin mbërritur në aeroport pa njohuri paraprake mbi grevën, duke e gjetur veten në veshtirësi pas asnjë ndihmë nga askush. Ata shprehen se “Ne nuk dinim asgjë dhe vëtëm kur arritëm këtu morëm vesh që fluturimet janë anuluar”, tha një pasagjere britanike, Angela Graham. Kurse një student turk, i cili do të fluturonte drejt Stambollit, tha se situata është e tmerrshme dhe se askush nuk jep asnje informacion se çfarë po ndodh.  “Stafi duhet te jetë më i kujdeshëm me fluturimet e ardhshme, të kontrollojnë më mirë kompjuterat dhe të njoftojnë, sepse pasagjerët vërtetë janë çmendur”, tha Sofia, një tjetër udhëtare, shumë e nervozuar. Një turist kanadez, i cili do të shkonte në një Manastir të shekullit të 12-të në jug të Brindisit, ishte më i qetë , duke u shprehur se momentin e çekinit, punonjëset në shërbim i kanë thënë thjesht anuluar dhe asnje koment tjetër. Në katër orë grevë, janë anuluar gjithsej 176 fluturime me destinacion vende të ndryshme, krysisht brenda Europës. Ndërkohë, kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, është përballur me grevën e dytë brenda javës të pilotëve të saj.  Vetë kompania pranoi se greva e fundit kishte prekur 25 mijë pasagjerë dhe do të sillte humbje prej miliona eurosh. Greva, që zgjati të premten rreth 6 orë u organizua nga unioni i pilotëve, që përfaqëson rreth 5400 pilotë gjermanë. Ata protestojnë për të ulur moshën e pensionit nga 65 në 60 vjeç. Ndërkohë edhe makinistët e unionit të punonjësve të hekurudhave, GDL, kryen një tjetër grevë ditën e sotme, duke kërkuar paga më të larta dhe javë më të shkurtra pune.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment