Itali, 80 lëkundje tërmeti brenda 24 orëve, qytetarët braktisin shtëpitë

trmetRreth 80 lëkundje tërmeti janë regjistruar për 24 orë në Itali, ndërsa vetëm në orët e pasdites numërohen 20 të tilla. Lëkundjet u regjistruan në Chianti, mes Firences dhe Sienës, ndërsa varionin nga 2 deri në 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz apo materiale, por lëkundjet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar panik të madh tek banorët, të cilët nuk kanë guxuar të rrinë brenda shtëpive të tyre.Gjithashtu janë evakuuar zyrat dhe shkollat.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), dy tërmetet më të fortë ishin me magnitudë 3.8 dhe 4.1 ballë Rihter. Për arsye sigurie, janë mbyllur shkollat, ndërsa mësohet se ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike.

Submit a comment