Ishulli i Sazanit, një mundësi ekonomike e pashfrytëzuar

sazaniAgjensia Kombëtare e Bregdetit në  bashkëpunim me ekipin e specialistëve të Konservatorit Litoral Francez, bënë një vëzhgim të imtësishëm në Ishullin e Sazanit, për shfrytëzimin e mundësive të këtij ishulli për tu bërë një burim i rëndësishëm ekonomik për zonën.

Zhvillimi i një turizmi të bazuar në ruajtjen e natyrës, historisë dhe harmonisë së ekosistemit do t’i shkonte përshtat këtij ishulli. Sazani, si një park i mrekullueshëm historik dhe natyror, deri më sot nuk është shfrytëzuar. Arsyet kanë qenë të ndryshme, që nga ajo e të qenurit një zonë e izoluar ushtarake, deri tek pamundësitë ekonomike për ta shfrytëzuar si një ishull dobiprurës në ekonominë turistike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment