Ish-oficerja e Forcave Ajrore të SHBA, akuzohet si spiune e Iranit


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Arab News”

Uashington- Autoritetet amerikane, akuzuan të mërkurën ish-oficeren e zbulimit të Forcave Ajrore, Monika Uit, se ka ndihmuar Iranin në një operacion spiunazhi, që synonte kolegët e saj të dikurshëm, pasi ajo u largua nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Uit, 39-vjeçe, kishte mbledhur dosje mbi 8 agjentë të zbulimit ushtarak amerikan me të cilët kishte punuar, përmes hakerave iranianë, të cilët më pas përdorën Facebook dhe e-mailet për të tentuar të instalonin një pajisje përgjimi, spyëare, në kompjuterët e tyre.

Ajo u largua për në Iran në vitin 2013, dhe me sa duket jeton ende atje, thanë zyrtarët e SHBA. “Ajo vendosi të kthehet kundër Shteteve të Bashkuara, dhe të jetë besnike ndaj Iranit”- thotë Xhej Tab, drejtor ekzekutiv i FBI-së për sigurinë kombëtare.

“Motivimi i saj kryesor, duket të jetë ideologjik”- theksoi ai. Uashingtoni akuzoi gjithashtu 4, shtetas iranianë, që akuzohet se ishin të përfshirë në sulme kibernetike. Zyrtarët amerikanë, vendosën gjithashtu sanksione ndaj kompanisë iraniane “Net Peygard Samavat Company”, për të cilën u tha se kreu operacionin e piraterisë, dhe kompania tjetër iraniane, “Neë Horizon Organization”, që dyshohet se punon për të rekrutuar si agjentë të huajt që shkojnë në Iran.

Uit përballet me dy akuza për dhënien e informacionit ushtarak ndaj një qeverie të huaj, dhe një akuzë për konspiracion. Sipas aktakuzes, Uit shërbeu si oficere e kundërzbulimit në Forcën Ajrore të SHBA në vitet 1997-2008, dhe pas kësaj punoi për 2 vite si kontraktuese.

Gjatë asaj kohe, ajo iu nështrua një trajnimi të një niveli të lartë, mësoi gjuhën iraniane në një shkollë ushtarake amerikane, dhe u dërgua jashtë shtetit për misionet e kundërzbulimit në Lindjen e Mesme.

Uit duket se është kthyer kundër Shteteve të Bashkuara, pak kohë para shkurtit të vitit 2012, kur ajo udhëtoi në Iran për të marrë pjesë në një konferencë të “Neë Horizon Organisation”, që përmbante propagandë anti-SHBA.

Kur FBI e paralajmëroi para udhëtimit, se shërbimet inteligjente iraniane do të përpiqeshin ta rekrutonin, Uit thuhet se premtoi se nuk do të fliste për punën e saj të kundërzbulimit, nëse do të rrikthehej në Iran. Por më vonë gjatë atij viti, ajo ndihmoi një zyrtar të paidentifikuar iraniano-amerikan të prodhonte një film propagandistik antiamerikan.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment