Irani, dhe investimi në mbijetesën e ISIS-it


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Abdulwahhab Badrakhan “Middle East Monitor”

Sipas Pentagonit, zona gjeografike e pushtuar nga ISIS-I po zvogëlohet, por vetë organizata terroriste nuk do të zhduket. Sekretari amerikan i Shtetit, Majko Pompeo u ka thënë homologëve të tij nga 75 vende pjesëmarrëse në “koalicionin ndërkombëtar”, se lufta kundër Shtetit islamik, ende nuk ka mbaruar.

Është i njëjti përfundim, që u arrit në lidhje me luftën kundër Al-Kaedës. Pasi u përndoq për shumë vite në shpellat e Tora Boras dhe nëpër Afganistan, grupi esktremist po rishfaqet tani në Pakistan, Indonezi, Irak, Siri, Jemen, Somali, Libi, Mali, Niger dhe gjetkë.

E vetmja strehë, që kanë gjetur udhëheqësit e saj, është Irani. Që kur ISIS lindi si një degë e Al-Kaedas, ai i ka tejkaluar në disa fusha aftësitë e ‘grupit mëmë’, duke përfshirë rekrutimin e luftëtarëve të huaj, si dhe në fazën e pashmangshme “post-ISIS”.

Grupi ka ruajtur magazinat e armëve dhe ‘celulat e fjetura’, si dhe ka kërkuar strehë të sigurta, në mënyrë që anëtarët e saj të mundin të rigrupohen në një kohë të dytë. Prandaj, tani po dëgjojmë paralajmërime për “ISIS 2”.

Operacionet kryesore luftarake, sugjeruan se “Kalifati” ishte eliminuar, dhe dobësuar shumë. Ndërsa luftëtarët e ISIS-it, besonin se po mbronin “Shtetin Islamik”, ata shkatërruan dhjetëra qytete me rëndësi për myslimanët e Irakut dhe Sirisë në rrafshin ekonomik, shkencor dhe infrastrukturor.

Larg promovimit të fesë dhe Ligjit të Sheriatit, ISIS, drejtoi një nga bandat më të mëdha kriminale në historinë moderne. Ky grupim, vrau ose shkaktoi vrasjen e dhjetëra mijëra myslimanëve, dhe kreu masakra të tmerrshme dhe krime kundër ndjekësve të besimeve të tjera.

Nëse armiqtë e Islamit, do të ishin në kërkim të një instrumenti shkatërrues për të luftuar këtë besim fetar dhe pasuesit e tij, ata nuk mund të kishin gjetur një të mirë se ISIS. Sot realiteti është se lufta ndaj tij nuk po përfundon, pasi arsyet e fillimit të saj, nuk kanë ndryshuar nga luftimet.

Në fakt, ato janë përkeqësuar. Në Mosul dhe Anbar, nuk ka pasur shkatërrime dhe jeta vijoi gati normalisht, pavarësisht një konflikti të egër, midis banorëve të tyre dhe qeverisë qendrore në Bagdad.

Presidenti i Irakut, as nuk është përpjekur ta fshehë sektarizmin e tij, dhe as të njohë dhe adresojë ankesat e deklaruara dhe legjitime të popullit. ISIS-i ishte në gjendje të depërtonte në këto zona, duke u ofruar si një zgjidhje dhe alternativë për zgjidhjen e problemeve që banorët kishin me Bagdadin

Dhe kjo rezultoi katastrofike. Edhe në Al-Raka dhe Deir Al-Zur, nuk ka pati shkatërrime. Ndërkohë, e gjithë Siria ishte në konflikt me regjimin e Damaskut, që e emërtoi gjithë kombin si “terrorist” dhe e zhyti vendin në një luftë civile.

Kjo u pasua nga ndërhyrja e huaj, të cilën regjimi e konsideroi si një të keqe më e vogël, sesa garantimi i të drejtave të njeriut, ose të paktën disa prej tyre. Në të dyja kryeqytetet, Irani ishte forca lëvizëse dhe vendimarrëse.

Nga Teherani, udhëheqësit e Al-Kaedës, i menaxhuan luftëtarët e tyre, në bashkëpunim të ngushtë me të ashtuquajturën Frontin Al-Nusra. “Ekspertët” e saj, lëvizën nëpër qytete, u përzien me udhëheqësit e ISIS-it dhe menaxhuan konfliktin, për shkak të ndarjes së tyre nga trupi mëmë.

Është e arsyeshme të mendohet që palët e luftës ndaj ISIS-it, kanë përfituar, pasi rifitutën SHBA-në në luftën kundër terrorit, një luftë që Uashingtoni besonte se kishte përfunduar me vrasjen e Osama Bin Ladenit.

Por, SHBA-ja tanimë synon të tërheqë trupat e saj nga Siria. Rusia pretendon se është duke e luftuar terrorizmin, ndërsa në realitet po shtyp fraksionet e opozitës, për të shpëtuar regjimin e Damaskut, dhe për ta përdorur Sirinë si një platformë për negociatat e saj ndërkombëtare.

Vetë regjimi i Asadit, nuk do të kishte mbijetuar pa përfshirjen e rusëve dhe iranianëve në ndërtimin e dukurisë së “terrorizmit post Al-Kaeda”. Por pala që përfiton më së shumti nga kjo është regjimi në Teheran, që ndihmoi në krijimin e përbindëshit ISIS, që e blatoi, më pas e luftoi dhe e mundi.

Tani po grumbullon mbetjet e tij, për të ringjallur grupin terrorist në një formë edhe më të ashpër dhe më brutale. Faza e ardhshme e luftës kundër terrorizmit, ishte fokusi kryesor i takimit të ministrave të koalicionit nën drejtimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo.

Ndoshta e reja në këtë rast, është se Uashingtoni më në fund e ka lidhur garancinë e mosshfaqjes së ISIS-it me largimin e Iranit dhe milicive të tij nga Siria, dhe vënien nën kontroll të këtyre milicive në Irak.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment