IRAN – Teherani nuk kërkon të marrë pjesë në konferencën e Parisit

 ee14-e1410628840288Irani, që nuk është ftuar në konferencën ndërkombëtare që parashikohet të mbahet të hënën në Paris për organizimin e luftës kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, theksoi se nuk kërkon të marrë pjesë në këtë mbledhje.

“Pjesëmarrja në konferencën spektakël dhe selektive në Paris për të luftuar terrorizmin nuk na intereson”, deklaroi zëvendës ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir Abdollahian, i cituar nga televizioni shtetëror.

“Ajo që i intereson Iranit është një luftë e vërtetë dhe jo selektive kundër terrorizmit në rajon dhe në botë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Irakun dhe Sirinë në luftën e tyre kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Përgjegjësit amerikanë u shprehën kundër pjesëmarrjes së Iranit në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, që kanë marrë nën kontroll territore të gjera në Irak dhe Siri.

Submit a comment