IRAK – OKB-ja kërkon fonde për të ndihmuar refugjatët irakianë

ee462Agjencitë e OKB-së kanë nevojë për më shumë mjete për të ndihmuar 1,8 milionë të shpërngulurit në Irak, deklaroi dje shefja e operacioneve humanitare të Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos.

“Shumë shpejtë paratë do të mungojnë, dhe qindra mijëra të shpërngulurit kanë nevojë menjëherë për më shumë mbështetje”, deklaroi Amos gjatë një vizite në kampin e refugjatëve në Khanke, në rajonin autonom të kurdistanit irakian.

Ky rajon ka pritur së fundmi me mijëra sirianë që i largohen luftës, më pas irakianë të provincës së al Anbar ku xhihadistët e ISIS-it morrën në fillim të vitit qytetin e Falluxhas.

Që prej 9 qershorit ISIS ka filluar një ofensivë të shpejtë në Irak, duke marrë nën kontroll pjesë të konsiderueshme të territorit, nga ana tjetër për shkak të këtij avancimi me mijëra të shpërngulur janë drejtuar në rajonet e kurdistanit.

Submit a comment