iPhone-6 do të ofrojë edhe pagesa mobile

ikTelefoni inteligjent, iPhone-6, produkti më i ri që kompania Apple pritet të hedhë në treg së shpejti, do të debutojë edhe me shërbimin e pagesave mobile në distancë, të cilin do ta ofrojë në bashkëpunim me MasterCard dhe Visa.

Raportohet se Apple do të tentojë ta shndërrojë telefonin e saj më të ri, iPhone-6, në një kuletë mobile, iniciativë të cilën do ta realizojë në marrëveshjeve me kompani të mëdha të tilla si MasteCard dhe Visa, thuhet sipas disa raporteve të besueshme të informacionit.

Iniciativa e Apple për transformimin e funksionalitetit të saj të sigurisë, të cilin e njohim si TouchID, në një shërbim të pagesave mobile, ka qarkulluar për disa kohë, por publikimi i sotshëm nga “Bloomberg” pretendon se kjo gjë patjetër që do të ofrohet në gjeneratën e re të iPhone, i cili pritet të prezantohet më 9 shtator.

Bloomberg” citon burimet e saj të afërta, për të cilat thotë se janë të njohura mirë me situatën dhe të cilat zbulojnë se Apple ka nënshkruar marrëveshje me disa lojtarë kyç të industrisë, duke përfshirë emrat e mëdhenj sikurse Visa, MasterCard dhe American Express, si dhe banka të mëdha e rrjete gjigante të shitësve.

Kompania Apple thuhet se do të zbulojë shërbimin e ri bashkë me hedhjen në treg të iPhone-6.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment