Inzaghi: Nuk jam i zemëruar për humbjen

TRAJNERTrajneri i Milanit, Pippo Inzaghi nuk është shprehur i zemëruar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi në ndeshjen ndaj Juventusit.
Ai ka thënë se djelmoshat e tij kanë luajtur kundër një skuadre shumë të fortë dhe kjo është arsyeja që ai nuk është i dëshpëruar me humbjen.
“Unë nuk jam i zemëruar. Kam parë vetëm gjëra pozitive nga ky takim”.
“Ne kemi dhënë më të mirën tonë kundër një skuadre të shkëlqyer. Në pjesën e parë kemi mundur të kalojmë në epërsi me Keisuke Hondan”.
“Por, Juventusi nuk ka vjedhur asgjë. Ne duhet të jemi krenar me performancën tonë. Ndeshja u vendos nga goli që u krijua nga dy kampionët”.
“Duhet ta pranoj se fitorja ndaj Juventusit do të ishte një mrekulli. Ata ishin shumë të mirë dhe i uroj për këtë gjë”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.
“Sidoqoftë, kjo ndeshje nuk do të ketë efekt në motivimin tonë. Me dëshirën dhe me punën që jemi duke bërë, ngadalë por në mënyrë të sigurtë do të shkojmë shumë përpara”, përfundoi trajneri i Milanit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment