Inzaghi: Ndaj Juventusit dua fitore për t’u konfirmuar si pretendentë

inzaghiTrajneri i Milanit, Pipo Inzaghi ka folur para supersfidës me Juventusin. Trajneri i kuqezinjve e sheh këtë përballje si mjaft të rëndësishme për ecurinë e ekipit të tij. Inzaghi nuk ka harruar të kërkojë edhe mbështetjen e tifozave.

“Nuk kemi asgjë për të humbur, duhet ta shfrytëzojmë entuziazmin e javëve të fundit. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshje, sikurse nuk mund ta harrojmë nga jemi nisur. Unë jam shumë I kënaqur, por duhet të përmirësohemi dhe unë e di që mund d’ia dalim.

Atmosfera e zjarrtë dhe tifozët mund të na ndihmojnë shumë. Nëse fitojmë, konfirmohemi si ekip pretendent për të fituar titullin dhe kjo do të na ndihmojë për të patur një ecuri më të mirë”, deklaroi Pipo Inzaghi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment