iFilipo Inzaghi flet me emocione që tashmë bën pjesë në rrethin e disa prej emrave më të lakmuar në botën e futbollit, por këtë herë si trajner.

Nga Nyoni ku është i pranishëm për forumin e trajnerëve të organizuar nga UEFA, tekniku i Milanit, Filipo Inzaghi flet me emocione që tashmë bën pjesë në rrethin e disa prej emrave më të lakmuar në botën e futbollit, por këtë herë si trajner.

“Është një krenari e madhe që jam këtu dhe përfaqësoj Milanin dhe ndodhem përballë njerëzve të mëdhenj si Ancelotti, Ferguson, Mourinho e Guardiola. Si futbollist kam lënë disa gjurmë dhe tani dua të bëj të njëjtën gjë edhe si trajner”.

Inzaghi duket i kënaqur edhe me merkaton duke u shprehur se Bonaventura, Van Ginkel e Torres janë tre lojtarë me peshë dhe tashmë i takon atij të bëjë punën e tij për të marrë më të mirën nga kjo skuadër.

“Formula e suksesit është durim, sakrificë, seriozitet dhe disiplinë. Mund të rritemi pas çdo ndeshjeje sepse kjo është ADN-ja jonë”.