Inzaghi: Frazat e presidentit nuk komentohen

inzaghiHumbja me Juventusin ka disi shtuar disi problemet në shtëpinë e Milanit me presidentin Silvio Berlusconi që menjëherë pas kësaj sfide thumboi trajnerin Filippo Inzaghi me një batutë:

”Unë mund të shkoj sërish në Milanello por është e kot pasi askush nuk bën atë që them unë” ishte kjo përgjigjja e numrit të Milanit ndaj një gazetari që e pyeti se a do të shkonte sërish në qëndrën stërvitore të Milanit edhe pas disfatës me kampionët e Italisë.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i Inzaghit i cili nuk ka dashur kurrësesi të replikojë: “Frazat e Presidentit nuk komentohen asnjëherë”, ishin fjalët e Inzaghit i cili ka mbyllur këtu këtë debat mes tyre.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment