INUK vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje buzë liqenit të Ohrit

inukINUK ka filluar mëngjesin e sotëm aksionin në liqenin e Ohrit, në aksin rrugor Lin- Pogradec. Pas konstatimeve të bëra nga Inspektoriati sot ka filluar prishja e ndërtimeve pa leje dhe lejeve në kundërshtim me të gjitha kushtet urbanistike.

Mes tyre ka objekte që kanë marrë leje pranë organeve vendore të planifikimit për një kat dhe kanë shkuar deri në tre kate, ka shkelje të distancave me bregun e liqenit etj. Ky aksion do të vazhdoje deri në lirimin e këtij aksi. Burime nga INUK bejne me dije se nuk ka asnjë lloj selektimi dhe garantohen qytetarët se nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për ndërtimet pa leje jo vetëm për këtë aks, por në të gjithë vendin.

E gjithë administrata e INUK është e angazhuar. Sot vazhdon azhornimi në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera. Njëkohësisht vazhdon lirimi i akseve në rrugen  Lushnje- Berat.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment