INUK aksion për prishjen e tregut te “Uzina Dinamo”, tregtarët largojnë mallin

inuk3Sërisht përplasje mes policisë dhe tregtarëve tek Uzina Dinamo. Policia ka rrethuar tregun dhe nuk lejon tregtarët që të futen. Bllokimi i tregut ka ndodhur që prej orëve të para të mëngjesit.

Tregtarët shprehen se nuk lejohen nga policia as të marrin mallin që kanë në treg. “Për ne është prerje në besë. Se ku qëndron problemi këta e dinë”- shprehet një nga tregtarët.

Ndërsa një tjetër tregtare e revoltuar thotë se do kalojnë në grevë. “Kemi 15 vjet këtu, tregu ka qenë shumë i mirë punonim paguanim taksa. Sot jemi pa punë na kapin policët na tërheqin zvarrë, na gjuajnë. Do bëjmë grevë”.

INUK NIS AKSIONIN PËR SHEMBJEN E TREGUT
Ora 11:30-Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka nisur aksionin për shembjen e një objekti rreth 2000 m² tek ish-Uzina Dinamo. Disa tregtarët po largojnë vullnetarisht pajisjes ndërsa Policia Bashkiake po largon tregtarët e tjerë nga rruga. INUK bën me dije se aksioni do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Më herët INUK nisi shembjen e njërit prej dyqaneve në këtë treg. Pronari dhe disa punëtorë çmontuan pajisjet ndërsa Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik do ndërhyri në prishjen përfundimtare të dyqanit. Pronari i dyqanit theksoi se objekti ishte në proces legalizimi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment