Inuk, aksion në Elbasan për heqjen e tabelave të reklamave që nuk paguajnë taksat
Dega Rajonale e Institutit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në qytetin e Elbsanit ka ndërrmarë një aksion për heqjen e të gjitha tabelave reklamuese të vendosura në rrugë, por që prej kohësh nuk paguanin taksa në bashki dhe në komunat përkatëse. Aksioni i sotëm është përqendruar në akset kombëtare nacionale, ndërsa përgjegjësi i këtij sektori Josif Maçolli deklaron se “ky aksion do të shtrihet edhe në rrugët dytëore brenda qytetit të Elbasanit”. Sipas tij, aksioni synon të ndërgjegjësojë bizneset, që të paguajnë taksat për çdo hapësirë të zënë publike. Vendosja e tabelave reklamuese në veçanti përgjatë akseve kombëtare shpesh herë janë kthyer edhe në burim aksidentesh rrugore, për shkak të mosrespektimit të rregullave për vendosjen e tyre. Ndër të tjera Maçolli shprehet se “nuk do të lejohet asnjë biznes të shkelë ligjin dhe brenda pak ditësh në asnjë aks rrugor nuk do të ketë tabela reklamimi, që nuk paguajnë detyrimet”.