Interpol, trajnim për trafikimin e mjeteve motorike

interpoliSekretariati i Përgjithshëm i Interpol-it, përmes programit TAIEX, zhvilloi në Tiranë (15-19 shtator), një trajnim operacional kundër trafikimit të mjeteve motorike.
Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se “gjatë këtij trajnimi ekspertë të mjeteve motorrike nga vende të ndryshme, ndanë eksperiencat me specialistë të Policisë së Shtetit të strukturave kundër trafiqeve të paligjshme, me qëllim vendosjen e një standardi trajnimi”.

Njohuritë e marra në këtë trajnim gjetën zbatim në terren, ku nga Interpoli dhe stukturat e Policisë së Shtetit u organizua një operacion për verifikimin e makinave në terren.
Si rezultat i këtij operacioni në Tiranë u kontrolluan 210 mjete dhe nga verifikimet e kryera u bllokuan 4 prej tyre, të cilat rezultonin të ishin mjete të vjedhura apo humbura, të shpallura në kërkim nga Interpoli.

Në përfundim të trajnimit 17 specialistët e Policisë Shqiptare të strukturave kundër trafiqeve, u pajisën me çertifikata nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpol-it.

Në njoftimin për shtyp të Policisë bëhet e ditur gjithashtu se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Brukseli, të kërkuarin Luan Sula, i dënuar me 5 vjet burgim për trafikim të mjeteve motorrike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment