Interi prezanton projektin për stadiumin e ri

inSkuadra e Interit do të ketë stadiumin e tij të ri. Ashtu siç bëri Juventusi disa vite më parë edhe zikaltërit e Interip po mendojnë që të shkëputen përfundimisht nga tempulli “San Siro” dhe të kenë stadiumin e tyre. Tohit dëshiron të ndërtojë një stadium të ri për Interin e tij dhe ka paraqitur projektin e tij.

Ideja e Tohir është të rinkonstruktojë San Siron dhe t’i ndryshojë fytyrë dhe të kthehet nga një stadium që aktualisht ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh në një impiant shumë më modern në shkallët e të cilit nuk do të mund ta ndjekin një ndeshje më shumë se 55 mijë persona.

Presidenti kërkon që me projektin e tij të bëjë Interin një nga ekipet model në Evropë dhe ta rikthejë sa më shpejt te trofetë. Tohir dëshiron që Interi të ketë stadiumin e tij të ri në vitin 2018.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment