Interi ndalet në barazim 1-1 nga Palermo

interInteri ka ngecur në një barazim në fushën e Palermos në ndeshjen e javës së 3-të, të Serisë A. Zikaltërit nuk kanë zhvilluar lojën që pritej dhe janë ndalur në barazim. Ky është barazimi i dytë në 3 javë kampionat për Interin të cilët kanë edhe një fitore 7-0 ndaj Sassuolos.

Sapo ka startuar ndeshja, Palermo ka kaluar në avantazh me Vazquez i cili ka shokuar mbrojtjen e Interit duke realizuar që në minutën e 3-të të takimit. Pas këtij goli, djemtë e Mazzarit rrisin presionin por goli i barazimit erdhi në minutën e 42-të me Kovaçiç. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi të sulmonte por pa konkretizuar rastet në gol. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe zikaltërit tashmë kanë 5 pikë në tabelën e rënditjes. Nga ana tjetër Palermo ka vetëm 2 pikë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment