Integrimi në BE, Totozani: Roli i ombusmanit i padiskutueshëm. Dule: Ke mbështetjen e Kuvendit

totozaniKa nisur sot punimet seminari mbi rolin e Avokatit të Popullit në proceset e integrimit evropian. Gjatë fjalës së tij Igli Totozani ka theksuar se, “Duhet të punojmë për përhapjen e një kulture demokratike formimin dhe forcimin e saj”

Sipas tij “Institucioni i ombusmanit ka një rol të padiskutueshëm për sa i përket procesit të Integrimt Euriopian”.

Totozani, duke folur në seminar, tha se “në vendet perendimore proçesi i demokracisë ka kërkuar shume vite, të cilat kanë ardhur në ditët e sotme dhe kanë sjellë demokracitë liberaldemokratike perendimore. Pikërisht për këtë është e rendësishme të punojmë që perveç të drejtave të njeriut të përhapim një kulturë demokratike, pasi është mundësia për të gjithë njerëzit që të kuptojnë se kush është roli i Ombusmanit në një vend demokratik”.

Më tej Avokati i Popullit shtoi se “Ekzistenca e një ombusmani, bashkëpunimi me të është një e drejtë e njeriut”

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani. Sipas tij, “Një nga problemet e mëdha të BE është distanca mes qytetarëve dhe institucioneve”. Gaiani tha ndër të tjera se Avokati i Popullit shërben si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe Avokatit të Popullit.

Ndërsa përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë, Clive Rumbold vlerësoi progresin e bërë në Shqipëri, ndërsa shtoi se vlerat e Avokatit të Popullit janë jetike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe numri dy i Kuvendit, Vangjel Dule, i cili pranoi bashkëpunimin e institucionet që përfaqëson për të forcuar rolin e Avokatit të Popullit, e për ta çuar vendin më tej drejt procesit të integrimit të plotë.

“Vlerësim për rolin e Avokatit të Popullit për aktivitetin e tij në përgjithësi dhe në veçanti. Kuvendi e mbështet avokatin në shërbim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve. Kjo është sfidë morale e shoqërisë dhe bashkëpërgjegjësi e institucioneve. Jemi dakord me këmbënguljen e Totozanit se asnjë hap përpara nuk bëhet nëse nuk i marrim këto si përgjegjësi të përbashkëta. Ne vitin e kaluar kemi shtuar përpjekjet tona, kemi treguar vullnet, për të krijuar mundësitë për forcimin e rolit të AP”

“Forcimi i rolit të ombusmanit i shërben edhe procesit të integrimit. Rritja e bashkëpunimit mes Parlamentit dhe këtij institucioni i shërben ecurisë së axhendës së përbashkët evropiane”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment