Instalohen çadra të mëdha në Xhaminë e madhe të Mekës

cadraËshtë miratuar projekti për instalimin e rreth 300 çadrave në oborret e xhamisë së madhe në Mekë, të ngjashme me ato të xhamisë së Profetit (a.s) në Medinë.

Ajo do të zvogëlojë vështirësitë e adhuruesve të cilët luten në oborret e xhamisë nën diellin përvëlues.

Më shumë se 300 çadra do të instalohen në oborret e xhamisë së madhe, duke përfshirë zonat e zgjeruara rishtazi, raporton Agjencia e Lajmeve Arab News.

Çadrat do të mbulojnë rreth 275 mijë metra katrorë të hapësirës rrethuese të xhamisë.

Xhamia e Profetit në Medinë ka rreth 250 çadra për komoditetin e haxhinjve.

Submit a comment