Instagram është blerë për 1 miliard dollarë, tani kap një vlerë 35 herë më të lartë

instagramCitigroup rriti vlerën e Instagram-it sot nga 19 miliardë dollarë në 35 miliardë dollarë. Rrjeti social për shpërndarjen e fotove ka njoftuar së fundmi se ka mbi 300 milionë përdorues aktivë, dhe ka filluar të spastrojë llogaritë false dhe të padëshirueshme, si dhe ka shtuar filtra të rinj në aplikacion.

Instagram u ble nga Facebook në muajin prill të 2012 për 1 miliard dollarë. Në atë kohë Instagram kishte rreth 27 milionë përdorues në pajisjet iOS. Me ardhjen e këtij aplikacioni në pajisjet Android ai u shkarkua mbi 1 milion herë vetëm në ditën e parë.

Kjo është edhe arsyeja se përse Facebook vendosi që të blejë këtë aplikacion. Tani Instagram vlen 35 herë më shumë se sa pagoi Facebook në fillim. Ky aplikacion ka arritur të tejkalojë edhe Twitter-in sa i përket numrit të përdoruesve.

Submit a comment