Inspektoriati Qendror Teknik vijon kontrollet, gjobit 10 subjekte karburantesh

treguInspektoriati Qendror Teknik vijon kontrollet tek bizneset e tregtimit të naftës dhe gazit dhe njofton se ka vendosur gjoba nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë për 10 subjekte private, që nuk kanë respektuar standardet e kërkuara.
Nga inspektimet ka rezultuar se dy parametrat tregues të standardeve të kërkuara si: pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit kanë qenë jashtë normave.
Kontrolle të vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë vendin si objektiv, që IQT ka për respektimin e ligjit dhe ndëshkimin e abuzuesve të tij, duke garantuar cilёsinё e karburanteve dhe gazit që tregtohet nё vend.
Para një muaji, Inspektoriati bëri publike rezultatet e kontrolleve tё muajit gusht, ku u ndëshkuan 34 subjekte private për shkak të problemeve, ndër të cilat, mungesa tё dokumentacionit teknik-ligjor, rezervёs sё sigurisё, tregues larg nivelit tё detyrueshёm pёr pikёn e flakёrimit dhe pёrqindjen e squfurit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment