Industria Ajrore dhe Hapësinore e Turqisë modernizon 41 avionë F-16 të Pakistanit

tasPërfundon dorëzimi Forcave Ajrore të Pakistanit i avionëve F-16, që janë modernizuar nga Industria Ajrore dhe Hapësinore e Turqisë (TUSAŞ-TAI).

41 avionët e fundit të modernizuar u dorëzuan me ceremoni. Çelësat simbolikë të avionëve F-16 iu dorëzuan autoriteteve pakistaneze.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 ndërmjet TAI-t dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Pakistanit, përfundoi dorëzimi i avionëve F-16 Forcave Ajrore të Pakistanit, modernizuar nga Industria Ajrore dhe Hapësinore e Turqisë.

Krahas modernizimit, TAI do të trajnojë në fusha të ndryshme edhe personelin e Forcave Ajrore të Pakistanit, si dhe do të ndihmojë për fitimin e përvojës teknike.

Në ceremoninë e zhvilluar në kompleksin e TAI-t në lagjen Kazan të Ankarasë, morën pjesë edhe shumë autoritete përkatëse nga Turqia e Pakistani.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment