Indonezia shton masat e sigurisë ndaj rrezikut të ISID

policia indonezianePolicia indoneziane ka kaluar në alarm pasi në ditët e fundit ka pasur një rritje në propagandën e ISID dhe pas arrestimit në fundjavë të 4 qytetarëve kinezë dhe 3 qytetarëve indonezianë në ishullin Sylevasi të Makassar.

Policia indoneziane ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin për organizatat që veprojnë në kuadër të ISIL dhe me qëllim të identifikimit të personave të lidhur me këtë organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka kaluar në alarm pasi në ditët e fundit ka pasur një rritje në propagandën e ISID dhe pas arrestimit në fundjavë të 4 qytetarëve kinezë dhe 3 qytetarëve indonezianë në ishullin Sylevasi të Makassar me pretendimin se kishin lidhje me ISID

Ekipet e policisë në pikat e kontrolleve kanë ndaluar mjetet dhe ka bërë kontroll. Në kuadër të zbatimit duke filluar nga sot në kontrollet e bëra në mjete janë sekuestruar armë zjarri dhe objekte të mprehta.

Duke folur për gazetarin e AA shefi i policisë, vuri në dukje se kontrollet do të vazhdojnë dhe se kanë ngritur pika kontrolli për të identifikuar personat e lidhur me ISID dhe se janë rritur masat e sigurisë për shkak të rritjeve të propagandës së ISID.

Ministria e Punëve të Jashtme Indoneziane ka raportuar se 53 indonezianë kanë shkuar në Irak dhe Siri, dhe njoftoi se ata që kanë lënë vendin për të marrë pjesë në organizatë do tu hiqet shtetësia.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment