Inati i Putinit kundrejt Perëndimit

Vladimir PutinDeri pak orë përpara mbajtjes së fjalimit ishte vetë Putini i cili korigjoi fjalimin e tij. Duke anashkaluar këshilltarët, ai u kujdes personalisht për çdo paragraf. Kjo është sjellja e Putinit thumbues, ndonjëherë edhe nevrik kur çështja shtrohet në sallën e festave të Kremlinit, ku presidenti çdo vit mban një fjalim duke iu drejtuar bashkëqytetarve.

Presidenti u kujton atyre se janë pjesë e një shteti të bashkuar dhe të fortë. Por mbi të gjitha, presidenti i kujton popullit të tij se Perëndimi, ky armik i cili dëshiron të shpërbëjë Kremlinin, dallohet për “vlera” të çuditshme ndaj të cilave Rusia nuk trembet. Ky entitet i paqartë, madje më shumë se regjimi i Kievit, është i udhëhequr nga “sponsorët amerikanë” të cilët përbëjnë kërcënimin kryesor për interesat rusë. Zyrtarisht Moska nuk ka qëllim të ndërpresë lidhjet me Bashkimin Europian  dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbas një ore diskutimi, presidenti theksoi që  ish-partnerët e shtetit të tij janë në krizë të thellë prej një kohe të gjatë.

Me të vërtetë autoritete ukrainase kanë vepruar me “cinizëm”, ata kanë shtënë me armë, kanë vrarë njerëz por edhe përgjegjësit e grushtit të shtetit në Kiev, i kanë vënë flakën kundërshtarve të tyre, e njëjta situatë është përsëritur si në Odesa. Megjithatë presidenti rus i ka lënë menjanë autoritetet e Kievit, duke i veçuar sepse sipas tij roli i tyre ishte i sponsorizuar nga “partnerët” perëndimorë. Edhe nëse nuk do të ekzistonte problemi i Ukrainës dhe i Krimesë, padyshim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpiknin diçka për të frenuar potencialet e Rusisë, akuzoi presidenti Putin.

“Sot ata janë duke u përpjekur me gjithë fuqinë e tyre për të na bindur se ekziston një politikë e ekuilibruar në të cilën ne duhet t’i nënshtrohemi pa patur pretendime dhe sëcilës ne duhet t’i besojmë verbërisht . Por ky nuk do të jetë rasti”, shtoi ai. Rusia posedon një ushtri moderne, e vështirë të mendohet por kjo ushtri është gati për luftë dhe shpreson të fitojë kundra armiqëve”, u shpreh kreu i qeverisë së Kremlinit, duke rikthyer në kujtesën e të gjithëve thirrjet historike të nazistëve si “Hitleri na çoi deri në kufijtë e Uraleve”. E gjithë bota e mban mend se si përfundoi kjo histori, kërcënoi Putin.

Duke vepruar në këtë mënyrë dhe duke mbajtur këtë fjalim, është vështirë të besosh se do të ketë negociata për armëpushim në Donbass. Për më tepër gjatë fjalimit lëshohen deklarata sikur Rusia nuk është e interesuar për konfliktin në Ukrainë. “Tragjedia që ndodhi andej konfirmon plotësisht korrektësinë e pozicionit tonë” deklaroi presidenti rus, duke shtuar se Moska kishte ndihmuar financiarisht fqinjin e saj me një shumë prej 3.3 miliardë dollarësh. Duke thirrur palët për dialog, ne vepruam në Ukrainë, ashtu siç duhej vepruar, u shpreh zëvendëspresidenti i Douma-s, i parlamentit rus Sergueï Neverov. Këto deklarat nuk e pengojnë parlamentin rus të përgatitet për një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar statusin që do t’i japë ushtarëve rus, të cilët kanë luftuar në Donbass dhe të kompensojë  familjet e tyre. Përveç kësaj, një gjeneral  rus ka marrë pjesë në bisedimet për armëpushim, fakt ky i cili u bë i ditur të enjten në mbrëmje. Duke krahasuar kreun e Kremlinit, i cili ka dhënë kontributin e tij në përhapjen e “një uniteti historik” të Krimesë me Rusinë, ngjallet perceptimi i një evenimenti të shenjtë, madje bëhet edhe krahasimi i Gadishullit me Jeruzalemin.

I ulur përballë tij, afër me drejtuesit më të lartë të Kremlinit, partiaku Kirill përpilonte fjalët e tij. Partitë satelite të Putinit në opozitën e Doumas përshëndetën propozimet e presidentit. “Ne do të japim kontributin tonë për një shtet të fortë, të pavarur dhe sovran”, dekaroi kryetari i partisë Rusia për Drejtësi, Sergueï Mironov, kur në të njëjtën kohë në Bâle, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Rusisë të mos izolohej në aksionet e veta.

Toni anti-perëndimor i fjalimit të presidentit gjeti përshtatshmëri edhe në planin ekonomik. I dobësuar nga sanksionet e shumta dhe rënia e dukshme, Rusia është “e hapur ndaj investimeve të huaja” por vetëm në planin e projekteve industriale mikse. Zhvillimi i Rusisë varet kryesisht nga ne. Kështu që investitorët rusë do të përfitojnë nga një parajsë fiskale, nëse do të duan që të ardhurat e tyre të fshehta, të padeklaruara deri tani ri-investojnë në projekte. Sigurisht që këtyre investitorëve nuk do t’iu kërkohet prejardhja e të ardhurave të tyre as mënyra se si i kanë fituar ato, mjafton që ata vetëm të investojnë. Sipas parashikimeve më të fundit shuma e të ardhurave do të arrijë shifrën e 125 miliardë dollarë në fund të 2014-ës dhe 100 miliardë dollarë më 2015-ën. Sipas kreut të shtetit, kritikat perëndimore nuk duhet ta dobësojnë vendin, por investimet duhet të prekin sektorët më të rëndësishëm si energjia, transporti, dhe industria. Edhe pas premtimeve të shumta për rimëkëmbje të ekonomisë, rubla ruse vazhdimisht humb terren, duke u shkëmbyer në tregun monetar të valutës 66 rubla ruse me 1 euro.

 

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment