Hungari, presidenti miraton “ligjin e skllavërisë”

Presidenti hungarez, Janos Ader, nënshkroi ligjin e punës, subjekt i protestave masive kundër qeverisë, i cili u pagëzua si “ligji i skllavërisë” nga sindikatat dhe punëtorët.

Masa sjell në 400 numrin e orëve të punës jashtë orarit që punëdhënësit do të jenë në gjendje t’iu kërkojnë punonjësve çdo vit, duke qenë se mund t’i paguajnë ato pas 3 vjetësh.

Presidenti, një aleat politik i kryeministrit nacionalist Viktor Orban, deklaroi se vendimi “nuk pakëson të drejtat e punëtorëve”.

Një protestë e re, e organizuar nga sindikatat dhe punëtorët, është planifikuar sot në Budapest.

Submit a comment