Huawei Honor T1- tablet me ekran 8 inç dhe rrjetin 3G

haweiHuawei prezantoi modelin e fundit të serive Honor, tableti T1 me rrjetin 3G. Tableti me sistemin operativ Android 4.3 do të dalë në tregun evropian në fund të këtij muaji, për 130 euro.

Disa nga specifikat e harduerit janë procesori Qualcomm Snapdragon 200 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, ekran 8 inç me rezolucion 720 pikselë, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Pajisja përmban një kamera kryesore 5 megapikselë dhe kamera ballore 0.3 megapikselë për thirrje me video.

Përmasat fizike të telefonit Honor T1 janë 210.6 x 127.7 x 7.9 mm dhe peshon 360 gramë. Një bateri me kapacitet 4,800mAh fuqizon pajisjen.

Submit a comment