Hoffman: Lufta kundër korrupsionit nuk ka sukses nëse vetëm bisedohet për të

Hoffman“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës. Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca. Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore. Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit , qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje”. Kështu deklaroi ambasadori gjerman Hoffman gjatë konferencës “Antikorrupsion” të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasadori pranoi se është e vërtetë që korrupsioni nuk është fenomen vetëm shqiptar. Ai u shpreh se mbetet e rëndësishme që njerëzit të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.

“Kam takuar shumë njerëz të biznesit në Tiranë dhe ndonjëherë kanë vështirësi të kuptojnë problemin. Ka edhe njerëz që presin favore, mund tju them se ky lloj dyshimi është çështje bisedash gjatë gjithë kohës dhe është vërtet negative. Pika e dytë: dëgjojmë argumentet se korrupsioni nuk është vetëm problemi ynë por ka probleme edhe në vende të tjera. Nuk po them se nuk ka korrupsion në Gjermani. Ka edhe atje, por njerëzit duhet të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.

Dhe që të mësoheni me këtë lloj sjellje siç ndodh në spital që duhet të paguash për këtë apo atë. Unë si zyrtar gjerman nuk duhet ti pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove. Kur dikush më jep, kur një kryeministër më jep një kollare si dhuratë, unë më mire e marr se ta refuzoj por duhet të jemi të kujdesshëm. Dëgjoj argumente se korrupsioni është problem kudo. Nëse një zyrtar vjen në një vend ku ka korrupsion ai nuk është i korruptuar, por nëse e vendosin në një ambient kur njerëzit e pranojnë korrupsionin edhe ai do korruptohet”- u shpreh ambasadori Gjerman.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment