Historia e suksesshme e Maqedonisë, dhe perceptimi i Ballkanit Perëndimor në BE


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Zoran Nechev, Marie Jelenka Kirchner & Ivan Nikolovski “European Western Balkans”

Ballkani Perëndimor, nuk ka një perceptim të mirë në pjesën tjetër të Evropës. Rajoni stigmatizohet, paragjykohet, dhe lidhet kryesisht me konfliktet etnike, korrupsionin dhe krizat politike.

Në Bashkimin Evropian, që vazhdon të përballet me krizat e veta të brendshme, ideja e Ballkanizimit, pra e ndarjes në pjesë të vogla dhe armiqësore, qëndron si Shpata e Demokleut mbi udhëheqësit evropianë, që e shohin unionin e tyre të lëngojë nga konfliktet dhe mosmarrëveshjet.

Nën një atmosferë të tillë, lajmet e mira janë gjithmonë të mirëseardhura.  Dhe kryelajmi për Ballkanin e vitit 2018për mediat e Evropës Perëndimore  ishte pa dyshim Maqedonia.

Qeveria e re, që zëvendësoi qeverinë e mëparshme pas një serie protestash qytetare, ishte një prioritet i mediave perëndimore. Politikanët maqedonas, si kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i punëve të jashtme Nikola Dimitrov, shfaqën me sukses artin e kompromisit, që i dëshmoi ata të jenë politikanë të pjekur, dhe të orientuar drejt dialogut, pikërisht në një kohë kur moda e vjetër e matjes së forcës, duket të jetë duke u rrikthyer– dhe jo vetëm në Evropën Juglindore.

Për Bashkimin Evropian, ky është një sinjal i rëndësishëm. Por a do të përmirësojë zgjidhja e suksesshme e mosmarrëveshjes greko-maqedonase, perceptimin mbi Ballkanin Perëndimor, dhe të rrisë mbështetjen për zgjerimin e unionit në mesin e qytetarëve evropianë?

BE e kupton veten si një aktor i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe si i tillë mbështetet në forma të pazakonta, për të siguruar ndikimin e vet. Për të përhapur idetë e tyre, përfaqësuesit e BE-së, preferojnë mjetet ekonomike ose metodat e bazuara tek vlerat.

Qëndrimi i hapur ndaj fqinjëve dhe aleancave ndërkombëtare si BE dhe NATO nga Maqedonia, është thelbi i idealeve të politikës së jashtme të unionit. Maqedonia, e ka dëshmuar qartë se Ballkani Perëndimor, mund të shkruajë “kapituj” të ndryshëm dhe pozitivë.

Por a është kjo e mjaftueshme, për të ndihmuar në përmirësimin e një reputacioni atualisht negativ të rajonit në BE? Maqedonia, është një vend mjaft i vogël në skajet e Ballkanit Perëndimor dhe ishte – deri kohët e fundit – jo shumë i mbuluar nga mediat evropiane. Shumë evropiano-perëndimorë, do të vazhdojnë ta lidhin Ballkanin, më shumë nga rajonet e dikurshme të shkatërruara nga lufta në vitet 1990.

Do të nevojiten edhe më shumë zhvillime positive, që rajoni të kapërcejë këtë imazh problematik, dhe të konsiderohet një pjesë e barabartë e Evropës. Por Maqedonia, ka vendosur me siguri një shembull pozitiv, që mund të jetë fillesa e një riintegrimi të suksesshëm – institucional dhe mendor – në pjesën tjetër të Evropës.

Dhe ky riintegrim është shumë i nevojshëm, pasi zgjerimi i BE-së është nën shqyrtimin e Brukselit, por edhe shteteve anëtare. BE mund të paraqesë shumë strategji të besueshme të zgjerimit. Por nëse dokumentet nuk mbështeten nga veprime kuptimplota, sidomos nga disa shtete anëtare me ndikim, procesi i zgjerimit do të mbetet sërish në fazën aktuale.

Kjo do të thotë që vendet e Ballkanit janë bllokuar në “dhomën e pritjes”, ndërsa BE-ja dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor e trajtojnë njëra-tjetrën me hipokrizi. Kjo krijon hapësirë për ndërhyrjen e fuqive të tjera të huaja.

Nën këtë statuskuo, njëra palë vazhdon të pretendojë se Ballkani Perëndimor është i mirëpritur në Bashkimin Evropian, ndërsa pala tjetër betohet se do të vazhdojë me reformat e rreme. Bashkimi Evropian, nuk e ka humbur hoshjen e tij në një rajon që ndahet midis njerëzve që e duan integrimin evropian, dhe atyre që dëshirojnë të ndërpresin çdo lloj raporti me të gjithë partnerët e huaj. Por procesi i zgjerimit, duket i errët dhe shpesh oportunist.

Skeptikët e BE-së janë kritikë ndaj zgjerimit në të gjitha aspektet. Teksa nuk është e qartë se çfarë do të thotë të bëhesh anëtar i BE, përfitimet nuk komunikohen në mënyrë të dukshme, ndaj aktori perëndimor dominant, i ngjan më shumë një “kasapi” që shfrytëzon pa mëshirë mundësinë për të goditur tradicionale vlerat dhe kulturën e vendit.

Nga ana tjetër, entuziastët e BE-së e shohin vazhdimisht veten të izoluar, dhe dalëngadalë e kuptojnë se BE-ja, nuk mund të jetë tek e fundit shpëtimtarja e gjithçkaje. Reformat e thella demokratike, duket se janë një ëndërr jorealiste në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu edhe në Maqedoni, vend që e ka tejkaluar veten në agjendën e saj të jashtme, por nuk ka arritur të bëjë shumë në lidhje me reformat brenda vendit.

Është thuajse e pamundur të ndryshosh një kulturë politike brenda natës, por njerëzit po e humbin durimin e tyre, dhe kjo është e kuptueshme. Në një mjedis të tillë, mjetet e butë të fuqisë së Bashkimit Evropian nuk duket se kanë efikasitetin e duhur për të ushtruar presion, dhe parandaluar qeveritë e korruptuara dhe klienteliste nga reforma aktuale.

Zgjerimi i BE-së, duhet të jetë një rrugë me dy korsi. Qasja e fuqishme e BE-së nuk është domosdoshmërisht e keqe, por mbështetet në një proces gjithëpërfshirës. Kjo përfshirje nuk u garantua gjatë raundit të parë të madh të zgjerimit drejt Lindjes në vitet 2004 dhe 2007, dhe si BE-ja, ashtu edhe qeveritë duhet të bëjnë shumë më tepër për të përfshirë aktorë të ndryshëm të interesit në debatin dhe procesin e zgjerimit.

Marrëveshjet dypalëshe, dhe një politikë e jashtme e përgjithshme e ‘mendjes së hapur’, janë sigurisht një sinjal i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe shtetet e saj anëtare.

Por, për të fituar reputacionin dhe mbështetjen pozitive për zgjerimin e mëtejshëm, si tek njerëzit në vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe në Maqedoni, është i pashmangshëm kërkimi i reformave më të mëdha vendore, dhe një dialogu gjithëpërfshirës.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment