Histori: Çfarë ndodhi më 25 shtator?

251396 – Trupat osmane konsolidojnë kontrollin në Ballkan ndërsa dalin fitues në betejën në Nikopolis (Bullgari) ndaj një ushtrie të madhe evropiane. Përfundimi i betejës gjithashtu shkurajoi përpjekjet e shteteve evropiane për të krijuar në të ardhmen aleanca të ngjashme ushtarake kundër pushtimit Osman

1493 – Italiani Kristofor Kolombi niset nga Kardizi i Spanjes në udhëtimin e tij të dytë për në Amerikë. Këtë here ai kishte nën komandë 17 anije dhe 1200 njerëz. Kolombi ishte kthyer para disa muash nga udhetimi i tij i parë, pasi zbuloi Botën e Re … edhe pse ai nuk e dinte. Ai ende besonte se kishte gjetur disa ishuj pranë Japonisë, apo Kinës, dhe se eksplorimi më tej ishte i nevojshëm. Udhëtimi i tij i parë më 1492 u cilësua dështim; Kolombi kishte humbur një nga tre anijet që i ishin  besuar dhe nuk solli prej andej shumë ar ose sende të tjera të çmuara. Të përfshira në udhëtimin e tij të dytë, për herë të parë, ishin edhe kafshë shtëpiake evropiane si derra, kuaj dhe bagëti. Nga ky udhëtim Kolombi do të kthehej më1496.

1513 – Eksploruesi  spanjoll Vasco Nunez de Balboa kalon ngushticën e Panamasë dhe bëhet evropiani i parë që sheh Oqeanin Paqësor. Ai e quajti atë Deti i Jugut, duke e shpallur zotërim spanjoll.

1690 – Shumë emigrantë erdhën në Botën e Re për t’i shpëtuar pëndjekjeve; megjithatë, kjo tokë e lirë fillimisht nuk ishte medoemos e lirë. Në këtë ditë, gazeta e parë shumë-faqëshe u botua në Amerikë. Por çensura ngriti kokën e saj – dhe autoritetet britanike e urdhëruan botuesin Benjamin Harris, t’a mbyllte gazetën sepse përmbante një artikull mbi mizoritë që kryeheshin ndaj  banorëve autoktonë të Amerikës. Nën pretekstin se gazeta kishte dale pa leje, Harris u burgos. Dhe gazeta e ardhshme shumë-faqeshe në Amerikë nuk do të dilte deri në vitin 1704, kur “Boston News-Letter” u bë gazeta e parë amerikane që arriti të botohej përtej numrit të parë.

1919 – Presidenti Woodrow Wilson, ndërsa në fushatë për të siguruar perkrahjen e amerikanëve për anëtarësimin e vendit në Lidhjen e Kombeve, rrëzohet dhe pas një jave goditet nga  një hemoragji e rëndë cerebrale. Wilson nuk pati sukses në këtë sipërmarrje. Amerika kurrë nuk u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve, por edhe Woodrow Wilson nuk hoqi dorë kurrë nga përkrahja e të drejtave të kombeve të vegjël për vetëvendosje, duke fituar zemrat e tyre, dhe të shqiptarëve.

1925 – Një bombë hidhet në vilën e Presidentit shqiptar Ahmet Zogu nga një person i panjohur, askush nuk u dëmtua.

1992 – Një gjyqtar në Florida vendosi se ishte e ligjshme për një fëmijë të divorcohet nga prindërit biologjikë. Rasti kishte të bënte me 12-vjeçarin Gregory Kingsley i cili nuk i donte më prindërit e tij dhe i kishte hedhur në gjyq për ndarje.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment