Hetimi i Prokurorisë: BSH ka shpenzuar 120 mijë dollarë për zarfa e kartolina

fullaniNë kohën kur ish-guvernatori Ardian Fullani ndodhet në arrest shtëpie, pas dyshimeve për shpërdorim detyre lidhur me skandalin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit, prokuroria po heton tenderat “milionere” të Bankës së Shqipërisë.

Njësia e Specializuar Task- Forcë, prej ditësh ka sekuestruar dhe po kalon në “sitë” pjesën dërrmuese të tenderave të zhvilluar nga Banka Qendrore, pas dyshimeve për abuzime financiare të drejtuesve të institucionit më të rëndësishëm financiar në vend.

Mes shumë dosjeve voluminoze, prokurorët kanë në duar dhe dokumentet e zhvillimit të tenderit për blerjet e kartolinave për Vitin e Ri (viti 2013).

Nga verifikimet paraprake rezulton se Banka e Shqipërisë, ka paguar një shumë prej 12 milionë lekësh të reja (rreth 120 mijë USD), për blerjen e 7 mijë e 700 kartolinave, bashkë me zarfet dhe disa kalendarë xhepi, si dhe disa blerje të tjera të vogla.

Shuma e paguar për këtë blerje, që në fakt futet në kategoritë e pagesave “të vogla”, konsiderohet si tejet e lartë dhe hetuesit kanë dyshime të forta se janë kryer abuzime. Kjo pasi, materiale të tilla, sipas përllogaritjes së bërë nga ekspertët e fushës, kushtojnë shumë më lirë dhe çmimi i blerjes së tyre është “fryrë”.

Në vitin 2010, Banka e Shqipërisë bleu ish-hotel “Dajtin” me prokurim të drejtpërdrejtë, me vlerë 4.1 miliardë lekë. Pavarësisht se ka transferuar aty disa zyra, godina e ish-hotel “Dajtit” ka mbetur rrënojë dhe nuk është ende tërësisht funksionale.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment