Heshtja shurdhuese e opozitës ruse

bobobooboU bënë tashmë tre vite që ka marrë formë lëvizja më e madhe e protestave që mbas rënies së ish Bashkimit Sovjetik. Por euforia e ditëve të para të dhjetorit 2011 ishte vecse euforizmi i gjetjes së gjilpërsës në kashtë. Udhëheqësist kryesorë janë tërhequr nga frika e reprsionit dhe aktualisht janë jashtë zonës së rrezikut të lartë.

Levizja e protestave, e quajtur gjithashtu edhe lëvizja e Rubinëve të Bardhë, sapo ka festuar përvjetorin e tretë. 5 dhjetori i vitit 2011 përkon me të pasnesërmen e zgjedhjeve legjislative, në të cilat u zhvilluan të famshmet “takime të këpucëve me baltë” iluzion ky i paraqitur për shkak të kohës së keqe dhe më pas u krye marshi drjet Loubianka( ish selia e KGB-së). Më pas qytetarët morën pjesë në aksionin tek sheshi Triomphale dhe më 10 dhjetor në sheshin Bolotnaïa u zhvillua protesta më e madhe e 20 vitve të fundit.

Në atë kohë president Dimitri Mediedev anoncoj një reform elektorale e cila përfshinte kthimin e zgjedhjeve jo më në parlament, por drejt përdrejtë nga populli, gjithashtu anoncoi që rregullat e jetës politike do të fillonin të ndryshonin. Por të gjithë këtë mëritë e mori lëvizja e protëstave dhe jo opozita, duke u nisur nga fakti që presioni, që u ushtrua kishte arsye të forta. U krijua ndjenja që mardhënjet midis rrugës dhe pushtetit do të ndërtoheshin sipas këtij modeli: demostruesit do të shprehinin vetëm pakënaqësinë e tyre dhe qeverisja e frikësuar do të lëshontë kredite.

Por me sa duket lëvizja ka kryer gabime të rënda strategjike, të cilat mund të shpjegohen në ndikimin e euforisë të ditëve të para të janarit. Një nga këto gabime është nënvlersimi i pushtetit. Fakti që autoritetet ishin zbutur përkohësisht në kohën kur lëvizja kishte filluar të ringrihej. Kjo shenjë nga ana e autoriteteve u nënvlersua dhe u mor si shenjë dobësie, majde edhe si frikë. Por pushteti pas një periudhe të paramenduar strategjie bosësie, shumë shpejt tregoj dhëmbët dhe vendosi një program me tre faza:

1-   Doli kundër lëvizjes “Njerëzit e Thjeshtë dhe “Puntorët e Ndershëm”, duke e risjellë protestën në formë margjinale.

2-   U ndërmor një valë e madhe arrestimesh: më 6 maj 2012, cështja “Bolotnaïa” u quajt si simbol i kundërshtimit. Nëse kundërshtarët më aktiv nuk ishin më të impresionuar lehtësishtë, nga ana tjetër cuditërisht u impresionuan përfaqësuesit e borgjezisë dhe të inteligjencës së vendit, edhe pse ishin pikërisht këto të findit që i dhanë karakterin e duhur kësaj lëvizjeje.

3-   U aktivizuan padi dhe likuidime politike për të gjithë liderët e lëvizjes dhe për pjestarët më të zjarrtë si Alexeï Navalny dhe Sergueï Oudaltsov

Nëse gabimi i parë strategjik i lëvizjes së Rubinëve të Bardhë ishte nënvlersimi i pushtetit, gabimi i dytë ishte ai i mbivlersimit të kapaciteteve të tyre. Duke pasur si të vetmin pik kontakti mitingjet dhe aksionet politike, kjo lëvije arriti deri në fund të limiteve të saj. Strukturimi i mirë dhe cilësor i kapaciteteve ishte i nevojshëm në këtë rast. Por për të mirpritur dhe për të kanalizuar energjinë e protestave asnjë parti nuk ishte e gatshme në Rusi, më tepër se sa e gatshme asnjë parti nuk ishte mjaftueshëm e fortë, influente dhe e pavarur për të arritur synimin e reformave legjistrative të Medvedevit.

Teorikisht lëvizja edhe mund të shtrihej edhe nëqarqet intelektuale dhe borgjeze. Oudaltsov, përfaqësuesi i ekstremit të majtë dhe Navalny, i cili konsiderohet si përfaqësues i populizmit dhe nacionalizmit mund të kishin dhënë kontributin e tyre në këtë kauzë. Por këto dy personalitete u ndaluan me urdhër gjykate.

Duke nënvlersuar pushtetin dhe mbivlersuar brimet e tyre lëvizja e protestave dhe opozita ruse bën që shumë vite të coheshin dëm. Nëpër sondazhe pikët e opozitës janë shumë të ulta. E kundërta ndodh me Putinin, i cili është në rritje të vazhdueshme në sondazhe. Oudaltsov gjendet në burg. Ai u dënua më korrik të 2014, me katër vite e gjysmë burgim për shkak të organizmit të trazirave masive. Navalny është i dënuar më arrestim në kushte shtëpie dhe është gruaja e tij, e cila menaxhon ditarin e tij. Asnjë nga formacionet e opozitës nuk arriti të progresonte, në Rusi kush mbështeti lëvizjen e vitit 2011 nuk arriti të rimerrte veten nga ndikimi i qeverisë.

Në vend të populizmit dhe të ekstremit të majtë, qëndra e gravitetit të opozitës është e përfaqësuar ditët e sotme nga ish oligarku liberal, Mikhaïl Khodorkovski. Paralelishtë projekti liberal i oligarkut Alexandre Prokhorov, lider i paltformës civile. Ky i fundit për gjatë tre viteve të kaluara përftoj një eksperiencë të re, e cila akoma nuk i ka dhënë një formë të re institucionale suksesit të tij.

Submit a comment