Hekurudhat prag greve për shkak të shkurtimeve drastike nga puna

treniPërfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Hekurudhor, paralajmërojnë grevë të përgjithshme të punonjësve të këtij sektori. Sipas tyre nuk po zbatohet kodi i punës dhe punonjësit po diskrimohen përmes pagave të ulta dhe shkurtimeve drastike nga puna.

Hekurudha shqiptare rrezikon të përfshihet nga një grevë e përgjithshme si rezultat i kolapsit ekonomik, që ka përfshirë këtë sektor të rëndësishëm të transportit shqiptar.

Deklarata vjen nga Sindikata e Përgjithshme e Transportit Hekurudhor që ka paralajmëruar reagime të forta përsa i përket nivelit diskriminues, të pagave mosdhënies së pagës së trembëdhjetë dhe shkurtimeve drastike nga puna.

Sipas kreut të Sindikatës, Osman Meta, ka deklaruar se nuk po zbatohet kodi i punës dhe punonjësit po keqtrajtohen.

Hekurudha shqiptare është përfshirë në një krizë si rezultat i mungesës së investimeve për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të transportit.

Submit a comment