Haxhinjtë shqiptarë kryejnë Umren, në pritje të Haxhit

HAXHIHaxhinjtë shqiptarë kryejnë Umren, në pritje të Haxhit Haxhinjtë shqiptarë kanë kryer me sukses Umren, ndërkohë që tashmë kanë filluar ligjëratat nga grupi i teologëve deri në fillimin e ritualit të Haxhit më 2 tetor 2014. Sipas një programi të paracaktuar nga KMSH, myftinj, imamë e teologë, të cilët shoqërojnë haxhinjtë, u mbajnë atyre ligjërata të ndryshme mbi islamin, mirësitë e besimit dhe dashurinë për Allahun. Pas mbarimit të Umres dhe në pritje të fillimit të Haxhit i cili fillon dy ditë para Kurban Bajramit, 2 tetor 2014, çdo ditë pas namazit të drekës mbahen biseda dhe jepen orientime, në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur, si nga ana e njohurive ashtu edhe nga ana shpirtërore, për të kryer një ritual sa më të plotë dhe të pranuar tek Zoti. Umreja është vizita në vendet e shenjta, e cila në ndryshim nga haxhi nuk është obligim, por që është e pëlqyeshme dhe një praktikë e ndjekur nga profeti Muhamed. Umreja gjithashtu mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, ndërsa për haxhinjtë shqiptarë është kthyer në traditë tashmë që ritualin e Umres e kryejnë disa ditë përpara fillimit të Haxhit. Rituali i Umres është i ngjashëm me atë të Haxhit. 26 Shtator 2014

Na Ndiqni ne FB Banner
Gazeta Mendimi

Submit a comment