Haxhinasto: Së shpejti nënshkruhet marrëveshja për rrugën e Arbrit


haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja konçensionare për ndërtimin e rrugës së Arbërit.

Haxhinasto zhvilloi n
jë vizite pune në Burrel dhe Bulqizë dhe konkretish ai inspektoi punimet në urën e Matit. “Ura me një fond investimi prej 210 milionë lekë të reja, po vijon të ndërtohet sipas projektit, me sigurinë dhe cilësinë e nevojshme të ndërtimit të saj”, tha  në fjalën e tij ministri.

“Po ecën me ritme sipas planifikimit e cila do të ndihmojë shumë zhvillimin ekonomik të kësaj zone.  Me disa ndryshime të vogla në projekt, besoj se në bashkëpunim me pushtetin lokal, do ndërtojmë me këtë rast edhe një zbukurim pasi vënia në funksionim i këtyre dy urave do krijojë mundësinë edhe të ndërtimit të një pedonaleje”, deklaroi Haxhinasto. Ura e që po ndërtohet në Mat është në një distancë prej 13.8 m nga ura ekzistuese. Ndërhyrja për ndërtimin e urës se re ishte tepër e domosdoshme për fakti se ura ekzistuese kishte ulur në mënyrë të ndjeshme sigurinë rrugore.

Ura e re përbëhet nga tre hapësira drite dhe është me gjerësi 9.44 m , Pjesa kaluese e urës është e përbërë nga dy vija kalimi me gjerësi 3.5m dhe trotuare me gjerësi 2×1.22 m të kufizuar në të dy anët me parmakë metalikë.

Gjatë kësaj vizite në verilindje të vendit, ministri inspektoi investimet që po bëhen në tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Në këtë segment është dhënë një fond prej 19 mln $.

Haxhinasto njoftoi se në 30 dhjetor do të shpohet tuneli që lidh dy krahët e rrugës së Arbërit që na lidhe me rajonin fqinj.

“Vërejmë se po ecet me ritme të shpejta dhe unë bindem se ndërtimi i tunelit do ndërtohet se shpejti sipas planifikimit më 30 dhjetor.  Jam i kënaqur se shoh se punimet në ndërtimin e këtij tuneli po bëhen në standardet e duhura bashkëkohore teknike”, deklaroi Ministri.  

Submit a comment