Haxhinasto: Korridori i 8 të përfshihet në prioritetet e investimeve
Gjatë vizitës së tij në Itali, si pjesë e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Europian, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vuri theksin në rëndësinë e përfshirjes së korridorit VIII në prioritetet e investimeve në vendin tonë.
Haxhinasto diskutoi me homologet për mbështetjen e Korridorit Blu që lidh vendet e Ballkanit perëndimor, sipas takimit të Berlinit pak javë më parë.
Pjesëmarrja e Ministrit Haxhinasto në këshillin e ministrave të transportit të BE shënon prezencën e parë të Shqipërisë në këtë këshill.