Haxhinasto: Fondi për sinjalistikën rrugore do të ketë rritje

HaxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot gjatë inspektimit të punimeve për plotësimin e sinjalistikës rrugore në kryqëzimin e rrugës së Rinasit,( Aeroporti i Nderkombetar “Nënë Tereza) se,  “për vitin 2014 fondi për sinjalistikën ka qenë rreth 10 milionë dollarë, por se vitin e ardhshën planifikojmë që ky fond të ketë rritje”.
“Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kryqëzimi nga  Aeroporti i Nderkombetar “Nënë Tereza  drejt qytetit te Fushë-Krujës”,eshte një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut”, theksoi ministri Haxhinasto.
Kjo punë, vijoi ai , do të vazhdojë me një ndërhyrje të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë – Kashar dhe pastaj në Durrës me qëllim që rrugët të jenë në standardin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë për t’i shërbyer përdoruesve të tyre.
Ministri Haxhinasto nënvizoi se “çështja e sinjalistikës rrugore është prioritet madhor  prandaj dhe kjo çështje , ka marrë angazhime më të mëdha buxhetore në vitin 2014. Ai shtoi se vitin e ardhshëm, do kete angazhime me te medha , pasi sipas ministrit, ” jemi larg raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të jete në standart”.

“Standartet jemi duke i përputhur plotësisht me standartin evropian “, cilesoi Haxhinasto.
Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse aksioni do të shtrihet përtej Tiranës, Haxhinasto tha se,  aksioni do të vazhdojë me projekte të posaçme .

Sipas tij, një projekt i rëndësishëm ka qenë segmenti rrugor midis Rrogozhinës dhe Sarandës, që pati efekte te dukshme gjatë kësaj vere, ku trafiku u stabilizua dhe numri i aksidenteve ra në nivele të pa krahasuara më përpara.
“Ky do të jetë edhe qëllimi në vazhdimësi, që së bashku me përfundimin e projekteve të rrugëve që kemi në proçes të sjellim në standard cilësinë e rrugëve”, përfundoi Haxhinasto.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment