Haxhi me kosto të ulët: Ministria Saudite për Haxhin fillon pranimin e aplikimeve online

haxhiFaqja zyrtare e Ministrisë për Haxhin në Arabinë Saudite ka filluar pranimin e aplikime nga sauditët dhe të huajt që jetojnë në Arabinë Saudite, që donin të përdorin skemën me kosto të ulët për Haxhin.
Më shumë së 40,000 pelegrin priten të përfitojnë nga skema me kosto të ulët për Haxh për këtë vit, tha Abdul Hameed Al-Sinani , sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kordinues për firmat vendase në shërbim të Haxhit.
Duke folur për Arab News, AL-Sinani tha se 53 kompani dhe ndërmarrje janë autorizuar për t’iu ofruar shërbimet me kosto të ulët pelegrinëve të përzgjedhur me një çmim nga 2,500 deri me 5,000 Rial Saudit.
“Rreth një e treta e pelegrinëve vendas janë llogaritur për këtë shërbim me kosto të ulët. Programi, i cili u prezantua nga ministria, do të jetë nje ndihmesë për një numër të madh shtetasish saudit dhe të huaj që jetojnë në Arabinë Saudite,” tha ai.
Disa kompani të tjera vendase për sherbimet e Haxhit, kanë bërë një përpjekje të gjatë për të ulur koston e Haxhit, por mund të ulin çmimet deri në një farë mase, përderisa disa faktore si: çmimet në rritje të transportit ajëror, kostot e transportit rrugor, kontratat e furnizimit me ushqim dhe shpenzimet e krahut të punës janë jashtë kontrollit të tyre.
“Kostot e dhënies me qera të tendave, furnizimi i tendave dhe modifikimet shtesë në ato, kanë rritur ndjeshëm çmimin”, shtoi Al-Sinan.
Këto faktorë e kanë bërë më të vështirë për këshillin, që të dëtyrojë kompanitë të ulin tarifat, pavarësisht kërkesave të kompanive për rritjen e çmimeve në mënyrë të pallogjikshme.
“Keshilli nuk ndërhyri drejtperdrejt në politikat e çmimeve të vendosura në kompanitë për pelegrinat vendas. Megjithatë, është detyra e këshillit, të këshilloj ata për të mbajtur çmimin të përballueshme”, tha Al-Sinani. Duke shtuar që ai pa një bashkëpunim të kompanive, që kanë shkurtuar çmimet në krahasim me tarifat e larta të vitit të kaluar.
Saad Al-Qurashi , pronar i disa kompanive vendase Haxhi, përsëriti se këshilli koordinues nuk ka autoritetin për të vendosur tarifat e kompanive private. “Keshilli duhet të mbajë funksionet e tij kryesore dhe të na përfaqesojë ne efektivisht që në të jemi të qete,” shtoi ai.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment