Harta e re ndryshon ligjin e pushtetit vendor, Çuçi: Hapi i parë decentralizimi fiskal

Bled ÇuciPas miratimit të Reformës Administrative-Territoriale qeveria ka nisur punën për përshtatjen e legjislacionit të pushtetit vendor me ndarjen e re të territorit.

Ministri për Çështje Vendore, Bled Çuci  shpjegon se hapi i parë është decentralizimi fiskal  dhe më pas do realizohen ndërhyrjet në ligjin aktual për qeverisjen vendore.

“Ka gjithmonë ndryshime ligjore, pas ndryshimit të madh të ndarjes administrative-territoriale, ne po fillojmë me radhë, gjithë paketën decentralizuese. Fillimisht do të ndryshojmë  ligjiet që të përshtasim ndarjen e re me administratën e re dhe më vonë me thellimin e reformës së decentarlizimit”, tha Çuçi.

Në bashkëpunim me grupet e interesit ministria e linjës ka diskutuar mbi platformën që do të ndiqet për modelin fiskal pas zgjedhjeve vendore të 2015-s, kur vendi, nga 385 njësi, reduktohet në 61 Bashki.

Nga ky reduktim përfitohen 6 miliardë lekë,  të cilat do të përdoren përsëri  për investime nga vendorët.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment