Hani peshk për të parandaluar humbjen e dëgjimit

Përfundimi vjen nga një studim i realizuar së fundmi nga kërkuesit e spitalit “Brigham and Women’s Hospital” që ka analizuar mbi 65 mijë gra.

Ato janë përcjellë për 18 vite dhe janë vërejtur rreth njëmbëdhjetë mijë raste të humbjes së dëgjimit.

Krahasuar me gratë të cilat rrallë kanë konsumuar peshk, ato të cilat kanë konsumuar peshk shpesh rregullisht kishin 20 për qind rrezik më të ulur për të vuajtur nga humbja e dëgjimit.

Autorët thonë se dieta e pasur me acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me dëgjimin.

Studimi është publikuar në edicionin më të ri të revistës American Journal of Clinical Nutrition

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment