Hagel: Do të bashkëpunojmë me Turqinë

hegelSekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se ashtu si çdo vend tjetër edhe Turqia është e vetëdijshme mbi kërcënimin që përbën Shteti Islam në Irak dhe Damask (ISID) dhe grupe të tjera pro-ekstremiste.

Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura në një mbledhje të posaçme për ISID-in, Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia ndajnë me njëra-tjetrën interesa të përbashkëta dhe të qarta në luftën kundër ISID-it. Turqit bashkëpunojnë me ne dhe do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen.

Në këtë proces Turqia është një vend i rëndësishëm, cilësoi Hagel duke sqaruar anëtarët e komitetit se ISID-i për momentin mban peng 49 diplomatë turq.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i informoi senatorët se kjo çështje ishte në krye të listës së prioriteteve të palës turke gjatë të gjitha kontakteve që kishte realizuar gjatë vizitës së javës së kaluar në Turqi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment