Hackerat sulmojnë 5 milionë llogari në Gmail

googleSulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur nga ana e hackerave, e së fundmi janë vjedhur të dhënat e 5 milionë llogarive në Gmail.

Ndonëse kjo gjë nuk është konfirmohet zyrtarisht, lajmi tashmë po qarkullon në rrjete të ndryshme sociale.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një grup te hackerave rusë që kanë sulmuar “Google”, duke vjedhura 5 milionë të dhëna nga llogaritë e Gmail-it.

Sa i takon këtij burimi informacioni, ende nuk është konfirmuar nga motorri më i madh i kërkimit. Për të  konfirmuar  këto thashetheme, një forum rus ka publikuar një listë me emrat e përdoruesve dhe password-et e email-ve në  Gmail.

Bëhet me dije se sulmi i hackerave është drejtuar kryesisht ndaj përdoruesve rusë. http://www.albeu.com/teknologji/hackerat-sulmojne-5-milione-llogari-ne-gmail/169687/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment