Guvernatori i ri- Presidenca fton të interesuarit të aplikojnë

bankaInstitucioni i Presidencës njoftoi të premten çeljen e konkurimit për postin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore.

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Florjan Nuri, ne  një deklarate për shtyp,  ftoi shtetasit shqiptarë dhe ata të diasporës, që janë të interesuar për këtë proces, që të aplikojnë brenda datës 5 tetor.

Institucioni i Presidentit të Republikës, pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, njofton fillimin e procedurës së emërimit të Guvernatorit të ri, thuhet në deklaratën e z.Nuri.

Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit. Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Me këtë rast, Institucioni i Presidentit të Republikës garanton çdo të interesuar se aplikimi i tij ose i saj do të mbetet konfidenciale.
Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën aplikime@president.al. Shprehja e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me Ligjin Nr. 8269, dt. 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në adresën e-mail të sipërpërmendur, do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014, përfundon njoftimi i Presidencës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se mbështet kandidaturën e një Guvernatori të huaj, të përzgjedhur mes personalitetesh me autoritet botëror në fushën e sistemit financiar dhe të bankave qendrore. Gjatë një interviste televizive, kryeministri u shpreh se i ka kërkuar Presidentit të konsiderojë kandidaturën e një Guvernatori të huaj, i cili do t’i jepte BSH-së gjithçka i duhet për të kapërcyer këtë ngërç të madh, por dhe për të shkuar më tej në të ardhmen. Gjithashtu, kryeministri Rama njoftoi dje në rrjetet sociale se deri tani për vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së kanë aplikuar 32 persona, shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, ndërsa ftoi të tjerë kandidatë që të aplikojnë deri më 30 shtator, kur është edhe afati i fundit i aplikimit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment