Guvernatori Fullani, nata e parë në polici me ilaçe për tensionin. Vizitohet nga i biri

ffuu

Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë e ka kaluar natën e parë pas arrestimit, në ambientet e policisë së Tiranës. Ai do të qëndrojë aty deri të hënën, kur do të njihet me masën e sigurisë dhënë nga Gjykata ditën e arrestimit. Mëngjesin e sotëm Guvernatori Fullani është vizituar nga dajli i tij. Erik Fullani është parë në policinë e Tiranës ku ka takuar për disa minuta të atin.

Më pas Fullani mund të dërgohet në qelitë e 313 ose 302.  Fullanit i është rezervuar një qeli e posaçme në katin e dytë të drejtorisë së policisë së Tiranës, me kushte më të mira se qelitë e zakonshme.

Burimet thonë se Fullani nuk ka pasur ndonjë kërkesë të posaçme natën e parë, veç ilaçeve të tensionit. Kjo për shkak të disa shqetësimeve të paraqitura pas arrestimit të befasishëm. Përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme para drejtorisë së policisë kanë qëndruar familjarë dhe të afërm të Guverantorit, por dhe të inspektores së përgjithshme Elivar golemi, e cila u arrestua bashkë me të.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment