Guvernator i huaj? Arvizu: Vetëm në qoftë se Shqipëria nuk e ka një zgjedhje

arGuvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë do të jetë i huaj vetëm në qoftë se Shqipëria nuk ka një zgjedhje të duhur brenda vendit. Deklarata u bë nga ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu.

Sipas tij, shqiptarët kanë mendim pozitiv për të huajt. Arvizu komentoi nga Pusteci edhe elementë të tjerë të situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin një proces jo të politizuar përsa i përket situatës në BSH. “Procesi duhet të jetë pa injeksione të politikës. Administrimi i BSH duket se ka pasur të meta. Të kthehet besimi i qytetarëve për administrimin”- u shpreh Arvizu.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment